75 Mall Live Search
22:50 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / C E

Boksieri dënohet me burgim të përjetshëm, vrau të dashurën shtatëzënë

Ish-boksieri portorikan Felix Verdejo u dënua me burgim të përjetshme të premten, pasi u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës së tij 27-vjeçare shtatzënë.

Një gjykatës federal e dënoi Verdejo-n, pas fjalimeve emocionale të familjes së Keishla Rodriguez, e cila u vra në prill të vitit 2021.

Verdejo ishte shpallur fajtor në korrik për rrëmbimin e të dashurës së tij, që çoi në vdekje e saj dhe për pasojë edhe shkaktimin e vdekjes së një fëmije të palindur.

Avokati i tij tha të premten se ai planifikon të apelojë dënimin. Në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012, Felix Verdejo përfaqësoi vendin e tij në garat amatore. Në karrierën e tij si boksier, ai kishte 29 ndeshje në ring, prej të cilave 27 fitore.