20:02 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Boksieri godet me mikrofon dhe pështyn shokun e ngushtë të McGregor

Tashmë është zyrtare, Paulie Maligniaggi dhe Artem Lobow do të ndeshen më 22 qershor në Florida State Fairgrounds Entertainment Hall në një ndeshje boksi pa doreza.

Megjithatë, përpara se dy rivalët që urrejnë me gjithë shpirt njëri-tjetrin të hyjnë në ring, ata duhet të mbanin një konferencë shtypi ditën e hënë në New York.

Si ish-boksieri Maligniaggi ashtu edhe Lobow nuk kishin asgjë të mirë për të thënë ndaj njëri tjetrit. Kishte shumë të shara dhe dhunë.

Një moment, Paulie e godet me mikrofon rusin kur ai çohet në këmbë, ndërsa gjatë përballjes sy më sy, italiani e pështyn.

Një gjest shumë i ulët dhe i panevojshëm i Maligniaggi-t ndaj mikut të ngushtë të Conor McGregor.