Boksieri i njohur në koma, pas meçit
Boksieri amerikan, Patrick Day është mposhtur nga Charles Conwell, por përveq humbjes ai është dërguar menjëherë në spital dhe për momentin është në koma.
Day-n e larguan nga ringu me barelë pas nokautit që e pësoi në raundin e 10-të të meçit të vlefshëm kategorinë super të mesme.
Day është nën kujdesin intensiv , raporton televizioni “DAZN”, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë, “ESPN” raporton se ai i është nënshtruar një operacioni në tru./Indeksonline/
