14:23 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Boksieri kosovar fiton ndeshjen e 15-të, mbetet i pamoshtur

Boksiri kosovar nga Obiliqi, Granit Shala, ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionalist.

27-vjeçari, të shtunën mbrëma fitoi meçin me boksierin Alexander Muller Von Berge, në kategorinë deri në 120 kg, shkruan IndeksOnline.

Shala e përfundoi ndeshjen para kohe, pasi e rrëzoi kundërshtarin në raundin e 6.

Boksieri nga Obiliqi ka një bilanc prej 15 fitoreve e asnjë humbje në boksin profesionalist./IndeksOnline/