Boksieri kosovar mposhtet në meçin e parë kualifikues evropian

Boksieri kosovar, Besart Pireva ka qenë i pafatë në ndeshjen e sotme kundër boksierit Andrei Vreme nga Moldavia.
Pireva u mposht në meçin e parë kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Londër.
Kurse Donjeta Sadiku e ka filluar mirë këtë turne duke arritur fitore kundër gjermanes Maya Kleinhans, ndërsa nesër do të garojnë Patriot Behrami dhe Shpëtim Bajoku./IndeksOnline/.

