Boksieri shqiptar: Challandesi është një idiot!

Bernard Challandes ka rënë në ‘sytë’ e boksierëve – për mos-respektin që po ia bën futbollistëve kosovarë.
Challandes para disa dite zbuloi listën e lojtarëve për miqësoret kundër San Marinos dhe Maltës, por mungoi emri i Mirlind Dakut dhe Bernard Berishës, shkruan IndeksOnline
Për mos-ftesën e futbollistit që luan në Rusi te Akhmat, ka reaguar edhe boksieri shqiptar – Shpëtim Shala.
Madje, Shala që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë e quan idiot trajnerin zviceran të Kombëtares së Kosovës.
”Ky selektori jonë është definitivisht një idiot i llojit të vet. Mirëpo edhe ata që e kanë angazhua dhe po vazhdojnë me e duru nuk dallojnë shumë nga ai. Me mos-pjesëmarrjen tënde (Bernard Berisha) në përfaqësuese humb vetëm Kosova!”, ka shkruar Shala në profilin e Bernard Berishës.
Reagime kundër Challandesit ka pasur edhe futbollisti, Bernard Berisha – i cili përmes rrjeteve sociale tha: “S’më pëlqen dhe s’është korrekte që askush nuk më kontaktoi edhe pse kam bërë një sezon fantastik.”
Kurse trajneri më karizmatik kosovar, Ismet Munishi – reagoi në këtë mënyrë: “Unë kam arritë në një pozicion që kurrë më selektorin nuk ka me kritiku, sepse jam lodh.”
Të rikujtojmë se Dardanët, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë./IndeksOnline/