75 Mall Live Search
21:22 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / G T

Boksieri shqiptar po stërvitet me Tyson Furyn: Gjetëm pak kohë edhe për një foto…!

Boksieri i pamposhtur shqiptar, Nelson Hysa po stërvitet me legjendën, Tyson Fury.

41-vjeçari që ka 24 meçe, të gjitha fitore (22 me nokaut), po bëhet gati për me ndeshje të tjera, shkruan Indeksonline

Në rrjetet sociale ai ka publikuar një foto me boksierin britanik, që së fundmi është pensionuar nga ky sport.

“Stërvitjet vazhdojnë pa pushim, së bashku me Tyson Furyn! Mes punës, lodhjes dhe sakrificave, gjetëm edhe pak kohë për një foto. Ky sport është ring, është disiplinë… por mbi të gjitha është respekt, shoqëri dhe miqësi. Puna vazhdon”, ka shkruar boksieri shqipta rnë rrjetet sociale

/Indeksonline/