Boksieri shqiptar sonte e kishte meçin në “Manchester Arena”, kundërshtari e anuloi në minutat e fundit!

Nelson Hysa sonte ka pasur meçin e madh kundër Todorche Cvetkov.
Por, në minutat e fundit, boksieri nga Maqedonia e Veriut nuk arriti të udhëtonte në “Manchester Arena” për t’u përballur me shqiptarin, shkruan Indeksonline
Lajmin e konfirmoi edhe Nelson Hysa në rrjetet sociale, duke treguar se për arsye personale, kundërshtari i tij e anuloi këtë meç.
“Për shkak të disa arsyeve kundërshtari nuk mundi të vinte për ndeshjen e nesërme kështu që ndeshja anullohet.
“Brenda 2 ditësh do ju njoftoj për datën e rradhës me të njëjtin kundërshtar”, shkruhet në reagimin e Nelson Hysa.
Kujtojmë që ky meç ishte i paraparë të zhvillohet në kartën e luftës kryesore mes Derek Chisoras dhe Otto Wallin./Indeksonline/