Boksieri suedez sfidon Tyson Furyn: Do vijë të ju mposht!

Boksieri nga Stokholmi i Suedisë, Badao Jack ka sfiduar kampionin e botës, Tyson Furyn.
Kjo dyshe është duke u stërvitur së bashku, por 37-vjeçari ka ‘kërcënuar’ boksierin britanik, shkruan IndeksOnline
Në një postim në rrjetet sociale, Jack shpreson që pas meçit të radhës të ngritët në kategorinë e peshave të rënda dhe ta sfidoj Tyson Furyn.
“Do të lëvizë në peshat e rënda pas meçit dhe do ta sfidoj Tyson Furyn”, ka shkruar boksieri Badou Jack.
Jack luftën e fundit e kishte fituar kundër Blake McKernan në Los Angeles.
Kujtojmë që Tyson Fury po përgatitet për një meç të mundshëm me Anthony Joshua./IndeksOnline/