09:32 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Boll marre! Në Lumin Llap hidhet çdo gjë, madje edhe thasë me speca

Ani pse vazhdimisht bëhet thirrje për ruajtje dhe mbrojtje të ambientit, një gjë e tillë shpesh has në vesh në shurdhër.

Në vendin tonë, çdo ditë shohim rrugë të mbushura me mbeturina, por jo vetëm. Edhe në lumenj e liqene kemi parë lloj-lloj gjërash, të cilat qytetarë të papërgjegjshëm i kanë hedhur, duke rrezikuar kështu edhe gjallesat, por edhe duke ndotur ujërat, transmeton Indeksonline.

Në gjendje aspak të mirë, është edhe Lumi Llap, i cili kalon në qytetin e Podujevës.

Në disa fotografi të realizuara nga Muhamet Hasani, që po qarkullojnë në rrjete sociale, mund të shihni se si duket aktualisht ky lum, plot e përplot mbeturina, madje edhe perime.

Pamje të tilla janë turpëruese./Indeksonline