11:10 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Bollywood e Hollywood bashkë për filmin biografik të Nënë Terezës!

Është paralajmëruar një dramë biografike për të shenjtën Nënë Terezën, themeluesen e Misionarëve të Bamirësisë e cila do të publikohet në vitin 2020.

Shkruar dhe drejtuar nga Seema Upadhyay , filmi do të bëj bashkë aktor indianë e ndërkombëtar.

Të gjithë janë shumë të kënaqur për sjelljen e një filmi për Nënën Terezën e cila është e njohur për të gjithë botën për fisnikërinë dhe bamirësinë e saj.

‘Ajo është një ikonë globale dhe ne do të sigurohemi që të mos lëmë asnjë gur të pambuluar për të përmbushur të mirat e saj ndërkombëtare. Ne shpresojmë që të nxjerrim në pah paqen, dashurinë dhe humanitetin që ajo kishte për të gjithë’- thanë producentët në një deklaratë të përbashkët./Indeksonline/