75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / Gj. Sh

Bologna e lë pa titull Milanin dhe jashtë Evropës, fiton Kupën e Italisë

Për herë të tretë në histori, Bologna ka arritur ta fitojë Kupën e Italisë.

Skuadra boloneze në finale e mposhti pesë herë fituesin e këtij trofeu, Milanin, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në stadiumin ”Olimpico” e shënoi sulmuesi zviceran, Dan Ndoye, në minutën e 53-të.

Kjo ishte mundësia më e mirë për Milanin që të shpëtoj komplet sezonin, të fitoj trofeun e Kupës dhe të siguroj një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm, por tashmë do ta ketë shumë vështirë./IndeksOnline/