75 Mall Live Search
19:56 / E Diele, 20 Prill 2025 / G T

Bologna i bën dhuratë Napolit, e mposht Interin në sekondat e fundit

Skuadra e Bolognas ka shënuar fitore ndaj Interit me shifrat minimale 1:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.

Golin e shënoi në minutat e fundit futbollisti, Orsolini, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore Bologna i bën dhuratë Napolit, që mbetet me pikë të barabarta me Interin.

Interi ka 71 pikë në pozitën e parë, aq sa ka edhe Napoli (71).

Kurse Bologna me fitore, futet në zonën Champions, me 60 pikë në pozitën e 4-të../Indeksonline/