75 Mall Live Search
13:54 / E Enjte, 23 Maj 2024 / G T

Bologna zyrtarizon largimin e Thiago Mottas

Skuadra nga Serie A, Bologna ka zyrtarizuar largimin e trajnerit të tyre.

Bologna, në faqen e tyre konfirmuan vendimin e Thiago Mottas për të mos vazhduar kontratën me klubin.

Motta, duket gjithnjë e më afër që të zëvendësoj Massimiliano Allegrin te stoli i Juventusit ku siç transmeton gazetari Fabrizio Romano, Motta ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me “Bianconerët”.

Kujtojmë që Thiago Motta, bëri histori me Bolognën ku i kualifikoi në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 1964-65./IndeksOnline/