Bolonja-Inter, merret vendimi përfundimtar për ndeshjen e shtyrë

Bordi i Garancive të CONI ka vendosur që ndeshja e shtyrë e Interit kundër Bolonjës duhet të luhet.
Ndeshja midis “Nerazzurrëve” dhe “Rossobluve” ishte planifikuar fillimisht të luhej më 6 janar në “Stadio Renato Dall’Ara” në Bolognja, por u anulua pasi skuadra e Sinisa Mihajlovic nuk u paraqit në fushë. Skuadra e Bolonjës u godit nga një shpërthim i valës COVID-19 dhe Autoriteti i tyre Shëndetësor Lokal refuzoi t’i linte të udhëtonin në stadium.
Siç njoftoi Bordi i Garancive të Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, ankesa e Interit është refuzuar dhe kështu ata do të duhet të luajnë kundër Bolonjës më 27 prill. E njëjta gjë edhe për Atalantën, e cila bëri një apel të ngjashëm për ndeshjen e shtyrë kundër Torinos.
Është konfirmuar edhe rezultati i ndeshjes ndërmjet Udineses dhe Atalantës, ku skuadra e Gian Piero Gasperinit fitoi 6-2.