Bolt: Jam i lumtur që konsiderohem legjendë si Maradona apo Pele

Ish-atleti xhamajkan, Usain Bolt tha të mërkuren se shprehet tejet i lumtur që konsiderohet një legjendë sportive si argjentinasi, Diego Armando Maradona, Pele dhe boksieri Muhamed Ali.
“Ka shumë legjenda. Unë gjithmonë kam ëndërruar të jem përkrah kampionëve të mëdhenj, si, Maradona, Pele dhe Ali”, ka thënë tetë herë kampioni olimpik.
Bolt i cili sportin e dytë përveç vrapimit ka edhe futbollin arriti të zgjedhte mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo.
“Është e vështirë. Por unë e vlerësoj Cristiano Ronaldon që kur ai luajti në Manchester United”, vazhdoi tutje Bolt./IndeksOnline/