Bolt nuk dëshiron garë me Ronaldon, kjo është arsyeja

Njeriu më i shpejt në botë, Usain Bolt nuk është i gatshëm të bëjë një garë me Ronaldon, pasi beson se portugezi është më i shpejtë se ai.
Boltit i’u dha epiteti si njeriu më i shpejt në botë, pasi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror në 100 metra vrapim për kohën prej 9.58 sekondave, shkruan IndeksOnline
Ai thotë se me Ronaldon nuk do të bënte garë, [pasi beson se sulmuesi i Juventusit ka shpejtësi më të madhe se xhamajkani.
“Cristiano do të fitonte me siguri”, u përgjigj Bolt.
“Ai është akoma aktiv dhe punon çdo ditë. Për mua, ai është një super sportist”.
“Ai është gjithmonë në krye në sportin e tij. Ai punon shumë fort dhe është gjithmonë i përqendruar. Mendoj se ai do të ishte më i shpejtë se unë”, tha ai.