75 Mall Live Search
14:45 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / k.v

“Bomb Squad” nis hetimet për shpërthimin e bombolës së gazit (Video/foto)

Njësia “Bomb squad” e Policisë së Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka shpërthyer bombola e gazit, e cila la të lënduar 12 persona, prej të cilëve shtatë me djegie të rënda.

Pjesëtarët e këtij njësiti kanë nisur hetimet për të konstatuar se si ka ndodhur shpërthimi i bombolës.

Të lënduarit janë dërguar në Emergjencë ku sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse gjashtë prej tyre kanë djegie të rënda.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje, ndërsa sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

“Bazuar në të dhënat e deritashme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona dhe ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si edhe njësitet e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes, të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat, të cilat kanë të bëjnë me rastin./IndeksOnline/