75 Mall Live Search
22:33 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

“Bomba” e Celinës më e mira e sezonit

Goli i Bersant Celinës kundër Manchester Cityt në FA Cup është zgjedhur më i miri i sezonit nga Swansea.

Skuadra nga Championship ka postuar golin e Celinës dhe superaksionin e ndërtuar.

Ylli kosovar ka shkëlqyer këtë sezon me Swansean ku arritën deri në çerekfinale të FA Cup, duke u mposhtur vetëm nga City. /IndeksOnline/