75 Mall Live Search
20:16 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Bomba” e mbrëmjes: Baftiu arrinë marrëveshje me…

Sensacioni i këtij edicioni, Blend Baftiu, i cili aktivizohet me skuadrën e Ballkanit të Suharekës, e ka arritur një marrëveshje me menaxherin e mirënjohur shqiptar, Shkumbin Qormemeti derisa në të ardhmen do të menaxhohet nga kompania e tij, raporton Zëri. 

Kompania e Qormemetit i ka nën menaxhim futbollistë të njohur shqiptar si Bekim Balaj, Odise Roshi, Bernard Berisha, Liridon Latifi e shumë të tjerë.

Baftiu në këtë edicion ka mahnitur me paraqitjet te skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi që po i prinë tabelës në Superligë me 29 pikë të grumbulluara.

21-vjeçari Baftiu në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Prishtinës, Flamurtarit, Skënderbeut të Korçës si dhe Ramiz Sadikut.

Ai momentalisht i prinë listës së shënuesve në elitë me nëntë gola të realizuara.