75 Mall Live Search
21:02 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

“Bomba” e mbrëmjes: Dy skuadra po e mendojnë tërheqjen nga Superliga Evropiane

Gazetari i njohur, Marco Rossi ka publikuar një lajm bombastik në lidhje me Superligën Evropiane.

Sipas Rossit, ka zëra që Chelsea dhe Manchester City po mendojnë tërheqjen nga kompeticioni i Superligës Evropiane, transmeton Indeksonline.

Rossi ka shkruar se dy klubet nuk e kanë pëlqyer këtë ide që nga fillimi por për shkak të problemeve financiare është dashur të bëhen pjesë.

“Momentalisht po dëgjoj se Chelsea dhe Mancehster City janë duke u munduar të largohen nga rrëmuja e Superligës Evropiane. Asnjëra nuk e ka pëlqyer këtë ide, por për shkak të rrezikshmërisë që do të kenë probleme me financat është dashur që të bëhen pjesë. Ata besojnë se mund të bindin Tottenham dhe besojnë se nëse largohen 3 skuadra angleze mund t’i prishin planet e Superligës Evropiane”, shkruan Rossi./Indeksonline/