75 Mall Live Search
20:12 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Bomba” e natës: Edinson Cavani arrin marrëveshje me klubin e Premier Ligës

Edinson Cavani do të jetë pjesë e Premier Ligës këtë sezon.

Sipas “ESPN”, sulmuesi nga Uruguai ka arritur marrëveshje me klubin anglez, Manchester United, transmeton Indeksonline.

Ai tashmë ka rënë dakord që të nënshkruaj kontratë për dy vite. Marrëveshja është kompletuar sot.

Cavani pritet që nesër të udhëtoj drejt Manchesterit për të bërë testet mjekësore./Indeksonline/