75 Mall Live Search
21:21 / E Diele, 24 Korrik 2022 / Gj. Sh

Bomba e verës: Xavi kërkon rikthimin e Messit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernadez ka kërkuar nga presidenti Joan Laporta transferimin e Leonel Messit.

Gazeta Sport.es e afërt me klubin katalonas ka njoftuar se Xavi Hernández, ka kërkuar ng presidenti i klubit të Barcës, që të studiojë rikthimin e Leo Messit në fund të këtij sezoni, për verën 2023-2024, transmeton Indeksonline.

Trajneri spanjoll ka marrëdhënie të shkëlqyer me yllin argjentinas, dhe është i bindur se rikthimi i tij mund të kontribuojë shumë për entitetin katalanas, si financiarisht ashtu edhe sportiv, pasi konsideron se Messi ka ende shumë për të dhënë.

Po ashtu thuhet se kjo është një mundësi e mirë që argjentinasi ta përfundoj karrierën te Barcelona.

Kujtojmë që Messi u largua nga Barcelona në vitin 2021, pasi nuk u arrit një marrëveshje për vazhdimin e kontratës ku u transferua te PSG dhe rriti financat e klubit.

Katalanasit aktualisht po përballen me një kriz financiare dhe Xavi konsideron se ardhja e tij mund të jetë çelësi për ringritjen e klubit.

Për të gjitha këto arsye, Xavi i kabërë të ditur presidentit dhe sekretariatit teknik idenë për të nënshkruar me Messin kur të përfundojë kontrata e tij me PSG-në, në mënyrë që ai të vazhdojë të luajë vitet e fundit të karrierës së tij sportive te Barcelona./Indeksonline/