Bomba është gati, Ledri dhe Era e kanë siguresën!

Të enjten po lansohet hiti veror.
Ledri Vula dhe Era Istrefi kanë bashkuar forcat sërish, për një bashkëpunim që do të jetë i jashtëzakonshëm, shkruan IndeksOnline.
Siç e dëshmon edhe e kaluara, kur kjo dyshe bëhet bashkë, suksesi është i padiskutueshëm.
Projekti muzikor quhet “T’lo” dhe është realizuar me videoklip.
Të enjten, kënga publikohet në të gjitha platformat e muzikës në ora 18:00.
Fansat e dyshes po e presin me padurim këtë bashkëpunim, që pritet të jehojë gjithandej vendit dhe më gjerë./IndeksOnline/