“Bomba muzikore e ditës”, Era Istrefi publikon dy superhite sot!

Na ndajnë vetëm pak orë nga promovimi i dy projekteve të reja të yllit të muzikës, Era Istrefi.
Këngët “Ama do love” dhe “Hajde” do të publikohen sot në orën 18:00, raporton IndeksOnline.
Fansat e shumtë të Erës po presin me padurim të dëgjojnë interpretimet e reja dhe unike të artistes, e cila njihet për stilin e saj të veçantë dhe risitë që sjell në çdo projekt muzikor.
