”Bomba” nga Muslija, shënon nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

Florent Muslija po vazhdon shkëlqimin në Ligën e dytë të Gjermanisë.
Futbollisti kosova sot ka shënuar një supergol për Paderbornin ndaj Sandhausenit, shkruan IndeksOnline.
Muslija shënoi golin e parë të ndeshjes nga gjuajtja e lirë në minutën e 19-të.
Ky është goli i tretë në tre ndeshjet e fundit dhe i shtati këtë sezon./IndeksOnline/