75 Mall Live Search
22:20 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

“Bomba po vjen”, Mozzik paralajmëron hitin e ri

Mozzik po vazhdon të jetë aktiv me projekt muzikore e të cilat rezultojnë mjaft të suksesshme.

Pas suksesit me këngën në gjuhën gjermane “”Auf Wiedersehen”, reperi ferizajas ka gati një tjetër këngë.

Ai përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar fansat e tij se projekti i ri do të publikohet me 8 maj.

“Bomba po vjen, a jeni gati, 8 maj, Lass mal”, ka shkruar Mozzik sipër një video të shkurtër të shkëputur nga videoklipi.

Se çfarë ka përgatitur këtë herë reperi i njohur mbetet të shihet./Indeksonline/