23:58 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019

‘Bomba’ ruse e dëshmon pse është rivalja kryesore e Kim Kardashian

Modelja me prejardhje ruse, Anastasiya Kvitko, njihet për format e saj ‘bombastike’ me të cilat padyshim se cilësohet si rivale kryesore e Kim Kardashian sa i përket formave trupore, shkruan Indeksonline.

Anastasiya ka kohë që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushën e modelimit e të fotografisë.

Kvitko gjithnjë merr vëmendjen me paraqitjet e saj publike, madje ajo ka bërë për vete miliona fansa që e ndjekin në mediat sociale.

Së fundmi ajo ka publikuar foto nga plazhi, ku thekson format trupore, duke dëshmuar edhe njëherë se jo rastësisht konsiderohet si rivalja kryesore e Kim Kardashian. /Indeksonline/