23:21 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / AR

Bomba ruse godet spitalin në verilindje të Ukrainës, katër të plagosur

Një bombë ruse goditi një spital në verilindje të Ukrainës të mërkurën, duke plagosur lehtë katër persona dhe duke nxitur një evakuim, tha guvernatori i rajonit të Kharkiv.

Oleh Synehubov, duke shkruar në Telegram, tha se 38 persona ishin evakuuar nga objekti në qytetin Velykyi Burluk, në verilindje të Kharkovit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës. Katër të plagosurit kanë marrë tretman mjekësor në vendngjarje.

Fasada, dritaret dhe çatia e spitalit pësuan dëmtime, shkruan Reuters.