Bombardime në Chernihiv, katër të vdekur

Katër persona kanë vdekur si pasojë e bombardimeve të sotme në Chernihiv.
Në anën tjetër, numri i të lënduarve nuk dihet akoma.
“Që nga ora 15:30, dihet se 4 persona kanë vdekur si pasojë e granatimeve”, tha kreu i Prokurorisë Rajonale të Chernihivit, Serhiy Vasylyna.
Bombardimet kanë qenë në një qendër tregtare të qytetit.
Sipas informacioneve pararaprake, në mesin e të vdekurve është edhe një amerikan.