75 Mall Live Search
07:57 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / OSH

Bombardohet ndërtesa 12 katëshe në Kiev – lëndohen dy persona

Një ndërtesë banimi 12-katëshe pranë Kievit qendror u godit nga bombardimet ruse herët të mërkurën, duke shkaktuar zjarre në disa kate, sipas një deklarate nga shërbimet e emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Ndërtesa në rrethin Shevchenkivskyi ndodhet vetëm disa kilometra larg qendrës së kryeqytetit ukrainas, transmeton IndeksOnline.

Nga të dhënat e para mësohet se nga granatimet kanë mbetur të plagosur dy persona. Punonjësit e shpëtimit evakuuan 37 persona nga ndërtesa, thuhet në deklaratë.

Një ndërtesë fqinje nëntëkatëshe u dëmtua gjithashtu nga sulmi, raporton CNN./IndeksOnline/