Bombardohet një nga aeroportet e Kievit

Ushtria ruse ka bombarduar aeroportin Antonov në veri të Kievit, pohojnë autoritetet.
Antonov, i njohur gjithashtu si Hostomel, është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe bazë ajrore kryesore ushtarake.
Në videon e publikuar në rrjete sociale shihet se si një shtëllungë e madhe tymi shoqërohet nga flakët, për shkak të këtij bombardimi.
Ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky bombardim.