22:32 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

‘Bombardohet’ profili i Vuçiqit, gjithandej komente me shkrimin Ushtria e Kosovës

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq sot ka dal në një konferencë para mediave ku ka folur rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Por, postimi i tij kundrejt kësaj teme në llogarinë e tij në “Facebook” është bombarduar nga komentet e shqiptarëve me shkrimin “Ushtria e Kosovës”.

Kjo është një nismë e marrë nga të rinjtë kosovar, të cilët janë organizuar për të bërë këtë koment në profilin e Vuçiq./Indeksonline/