“Bombë” nga Anglia, City ka bërë ofertë për futbollistin kosovar

Manchester City e dëshiron në skuadër futbollistin kosovar, Ardon Jasharin. Ky është lajmi që po qarkullon orëve të fundit në mediat angleze dhe belge.
Një ditë pasi u zgjodh si futbollisti i vitit në Belgjikë, Jashari thuhet se është bërë top prioritet i skuadrës së Pep Guardiolës.
Klauzola e lojtarit vlerësohet rreth 35 milionë euro, shumë të cilën City s’e ka problem ta paguajë.
Jashari mbrëmë ka pranuar çmimin si lojtari më i mirë i sezonit në kampionatin belg pasi shkëlqeu me Club Brugge./Indeksonline/