Bombën e radhës e ‘plasi’ Atdheu, e paralajmëron Mevlanin të ketë kujdes nga Antonela

Atdheu ka vendosur që në puntatën e sotme të përballet me Antonelën pas puthjes që i kishte dhuruar.
Duket se për këtë gjest ishte i informuar edhe Mevlani, nga i cili nuk pati ndonjë reagim të fortë, shkruan Indeksonline.
Atdheu e paralajmëroi Mevlanin të ketë kujdes, për shkak se Antonela po bën shaka me të.
Ndërkaq Antonela u shpjegua se kjo puthje kishte ndodhur kur Atdheu ka hapur lokalin e tij teksa ishte duke e dërguar në shtëpi.
Aty u publikua edhe audion e datës 19 janar, ku thotë se “Do ta injorojë Atdheun”, gjë që ia ka dërguar vetë Atdheut./Indeksonline/