75 Mall Live Search
16:30 / E Martë, 08 Shtator 2020 / C E

Bonaventura arrin në Fiorentinë për testet mjekësore

Giacomo Bonaventura po qëndron në Firence, ku po kalon ekzaminimet mjekësore në këto minuta.

Ai do të jetë një lojtar i ri i Fiorentina, pasi testet fizike të mbarojnë dhe të hedhi firmën te kontrata e re.

Gjithashtu parashikohet që mesfushori i lindur në vitin 1989 të kryejë seancën e tij të parë stërvitore në mbrëmje.

Pas gjashtë vitesh në Milano, një tjetër etapë për “Jack”.

Verona dhe Benevento gjithashtu u përpoqën, por në fund e ardhmja do të jetë vjollcë.

4 gola në 32 ndeshje në sezonin e kaluar në Milano, mjaftueshëm për të bindur trajnerin Iachini. /IndeksOnline/