75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / AR

“Bonbon” e Era Istrefit renditet e para në “Top Hits of 2016”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, vazhdon të korrë suksese në platformat globale muzikore.

Hiti i saj “Bonbon” është renditur në vendin e parë në playlistën zyrtare të Spotify “Top Hits of 2016”, duke rikthyer në vëmendje një nga këngët më të suksesshme të dekadës së fundit, shkruan Indeksonline.

Playlista, e cila përmbledh këngët më të dëgjuara dhe më të pëlqyera të vitit 2016, përfshin emra të mëdhenj të industrisë muzikore ndërkombëtare si The Weeknd, Ariana Grande, Rihanna dhe Future. Fakti që “Bonbon” kryeson këtë listë është një tjetër dëshmi e ndikimit global që pati kënga pas publikimit.

“Bonbon” ishte kënga që i hapi dyert tregut ndërkombëtar për artisten shqiptare, duke u bërë virale dhe duke arritur miliona klikime në platformat digjitale./Indeksonline/