‘Bonbon’ i bashkon dy ikonat shqiptare

Një nga momentet më të përfolura të mbrëmjes në Sunny Hill Festival 2025 ishte padyshim performanca e Era Istrefit me hitin e saj ndërkombëtar “BonBon”.
Por ajo që rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale ishte pamja e Dua Lipës, duke kënduar me plot pasion hitin e saj, shkruan Indeksonline.
Dua u pa duke e shijuar performancen teksa Era dominonte skenën me energjinë e saj unike.
Ky gjest i Dua Lipës është një mesazh i qartë: muzika shqiptare po dëgjohet çdokund./Indeksonline/