Bondsteel shpreh ngushëllime për punëtorin e tyre që vdiq nga koronavirusi

Nga Kampi Bondsteel në Kosovë i kanë shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të punëtorit të tyre, i cili dje ndërroi jetë nga koronavirusi.
“Para vdekjes së tij, ai punoi si vozitës në Kampin Bondsteel, dhe së fundmi punoi më datë 9 prill 2020. Kampi Bonbdsteel është duke punuar në atë drejtim që t’i gjurmojë dhe kontaktojë njerëzit me të cilët i punësuari mund të kishe pasur kontakte. Të gjitha masat e nevojshme janë duke u ndërmarrë për t’i izoluar ata individë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit”
“Kjo vdekje është e dyta e raportuar nga Covid-19 brenda kontraktorëve të Kampit Bondsteel”.
“Ngushëllimet tona shkojnë për miqtë dhe familjarët e bashkëpunëtorit tonë që ndërroi jetë”.
“Ne çmojmë dhe vlerësojmë gjithë partnerët tanë që na ndihmojnë në misionin e Komandës Rajonale të Lindjes në kontributin për një mjedis të qetë dh të sigurt. Jemi të gjithë së bashku në këtë dhe vlerësojmë bashkëpunimin më Ministrinë e Shëndetësisë dhe komunitetin vendor”, deklaroi komandanti Eric Riley me anë të një letrë të publikuar në faqen e tyre në Facebook.