75 Mall Live Search
15:09 / E Premte, 22 Gusht 2025 / G T

Boniface arrin në Milano, së shpejti testet mjekësore

Sulmuesi Victor Boniface sapo ka arritur në qytetin e Milanos dhe së shpejti pritet t’i përfundojë testet mjekësore.

Mbrëmë u dha lajmi se sulmuesi i Bayer Leverkusenit ka arritur marrëveshje me Milanin, shkruan Indeksonline

Boniface pritet të huazohet nga Leverkuseni te skaudra italiane, por që kjo e fundit ka mundësi të blëjë kartonin e plotë për 24 milionë euro.

24-vjeçari gjatë karrierës së tij, ka shënuar 72 gola në 179 paraqitje./Indeksonline/