Bono rishfaqet në skenë, me dy penallti të pritura e dërgon Morokon në finalen e Kupës së Afrikës
Kombëtarja pritese e Kupës së Afrikës, Moroko ka arritur në finalen e madhe.
Në ndeshjen gjysëmfinale, Moroko e eliminoi kombëtaren e Nigerisë, shkruan IndeksOnline.
Fituesi i kësaj përballje u vendos në penallti, pasi koha e rregullt dhe extra-time u mbyllen me barazim 0-0.
Hero i Morokos edhe kësaj radhe ishte portieri Bono, i cili priti dy penallti,
Në finalen e madhe, Moroko do të përballet me Senegalin, e cila e mposhti Egjiptin me rezultat 1-0.
Finalja e madhe zhvillohet ditën e diel, derisa të shtunen, Nigeria luan ndaj Egjiptit për vendin e tretë./IndeksOnline/

