75 Mall Live Search
07:49 / E Martë, 09 Janar 2024 / AR

Bonucci befason me skuadrën e tij të re

Leonardo Bonucci është drejt largimit nga skuadra gjermane, Union Berlin, vetë, gjashtë muaj pasi nënshkroi me ta.

Bonucci ishte afër kalimit tek Roma, por kjo lëvizje dështoi për shkak se tifozët nuk e lejuan këtë.

Nga Italia, në garë për mbrojtësin është edhe Genoa. Tash, janë mediat turke të cilat thonë se Bonucci pritet t’i bashkohet skuadrës së Fenerbahçes gjatë këtij muaji.

Mësohet se palët janë në negociata dhe marrëveshja mes tyre mund të arrihet brenda kësaj jave.

Bonucci te Fenerbahçe do të transferohej si lojtar i lirë, pasi do ta shkëpusë kontratën me Union Berlinin.

36-vjeçarit i është ofruar kontratë deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.