75 Mall Live Search
23:56 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Bonucci del kundër shokut të skuadrës

Qendërmbrojtësi i Juventus-it, Leonardo Bonucci, ka folur për mediat italiane në përfundim të takimit të fituar 2-0 kundër Cagliari-t dhe nuk i ka kursyer kritikat për shokun e tij të skuadrës, Moise Kean.

“Kean e di se duhet të festojë me shokët e skuadrës kur shënon. Ai mund të kishte bërë diçka ndryshe”, ka thënë Bonucci.

“Ka patur kore raciste pas golit dhe Blaise është zemëruar. Mendoj se faji është 50-50, sepse Moise nuk duhet ta bënte atë që bëri dhe tifozët nuk duhej të reagonin në atë mënyrë”. 

“Ne jemi profesionistë, duhet të japim shembullin e mirë dhe të mos provokojmë asnjeri”, ka përfunduar Bonucci.