15:43 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bonucci dhe Chiellini duhet të ”emërohen” profesorë në Universitetin e Harvardit

Qendër-mbrojtësit e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci do të jepnin leksione klasi për mbrojtje në Universitetin e Harvardit.

Kështu të paktën thotë Jose Mourinho, trajneri i Man Unitedit, i cili e lavdëroi dyshen italiane pas humbjes së Man Unitedit, 0-1 nga Juventusi.

Mourinho ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë, por sipas tij, mbrojtësit e Juventusit e bën të pamundur punën për ”Djajtë e Kuq”, transmeton IndeksOnline.

”Gjërat nuk përfunduan, të gjithë provonin, të gjithë ishin të fortë deri në fund të ndeshjes”, tha Mourinho në konferencën për shtyp.

Image result for bonucci chiellini 2018

”Juventusi e mori avantazhin në pjesën e parë, por në të dytën u mbrojtën me dy mbrojtësit e mrekullueshëm, Bonucci dhe Chiellini”.

”Bonucci dhe Chiellini duhet të japin mësim në Univestitetin e Harvardit se si mund të bëhet qendër-mbrojtës”.

”Juventusi është skuadër që ka talent në çdo repart, kështu që ishte ndeshje e vështirë për ne”./IndeksOnline/