75 Mall Live Search
20:31 / E Diele, 22 Gusht 2021 / C E

Bonucci dhe Szczesny ia falin një pikë Udineses

Juventusi është ndalur në barazim në ndeshjen e javës së parë të Serie A.

Zonja e Vjetër ka barazuar me rezultat 2-2 si mysafir i Udineses edhe pse ishte në epërsi të dyfishtë pas pjesës së parë.

Juve kaloi në epërsi që në minutën e tretë me golin e Paolo Dybalas, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Juan Cuadrado në minutën e 23-të.

Pereyra ngushtoi rezultatin në minutën e 51-të të ndeshjes.

Golin e barazimit e realizoi Deulofeu shtatë minuta para fundit, ku shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes juventine.

Ronaldo realizoi në minutat shtesë të ndeshjes, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Udinese dhe Juve grumbullojnë pikën e parë në sezonin e ri. /IndeksOnline/