17:19 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bonucci “fishkëllehet” nga tifozët e Juventusit (Video)

Leonardo Bonucci u rikthye në Juventus pas një viti qëndrim te rivalët, Milani.

Mbrojtësi italian iu bashkua Zonjës së Vjetër si shkëmbim me talentin Caldara, shkruan indeksonline.

Megjithatë, ai nuk është pritur shumë mirë nga tifozët e Juves që janë ndier të tradhëtuar.

Ai pas testeve mjekësore është fishkëlluar nga tifozët e pranishëm në qendrën mjekësore të skuadrës.

Kujtojmë se Bonucci shënoi në ndeshjen kundër Juventusit duke festuar golin. /IndeksOnline/