75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bonucci ia sheh “sherrin” ardhjes së De Ligt

Juventus ka transferuar Matthijs de Ligt nga Ajaxi për 75 milionë euro.

Skuadra kampione e Serie A tashmë duhet të liroj një vend në mbrojtje dhe ai që do të largohet do të jetë Bonucci.

Mbrojtësi italian do të largohet pas një viti rikthim te Juventusi pasi kaloi një sezon te Milani.

Pep Guardiola gjithmonë ka shprehur interesim për të dhe Manchester City mund të jetë destinacioni i radhës.

Çdo skuadër që dëshiron të transferoj Bonuccin duhet të paguaj 40 milionë euro. /IndeksOnline/