75 Mall Live Search
09:58 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / B O

Bonucci jep datën e pensionimit nga futbolli

Legjenda e Italisë dhe Juventusit, Leonardo Bonucci zbulon se do të tërhiqet në fund të sezonit të ardhshëm. Mbrojtësi 36 vjeçar ka thënë se do të shijojë sezonin e ardhshëm që do të jetë i fundit për të si futbollist.

Bonucci shpreson se do të ngre lart trofeun e Europa League me Juventusin këtë sezon që është trofeu i vetëm që i mungon.

“Kur të pensionohem pas një viti, një epokë e mbrojtjes do të përfundojë. Jam shumë krenar për atë që kam bërë në Juventus” ka thënë Bonucci./Indeksonline/