13:44 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Bonucci niset për në Stamboll, mezi e presin tifozët e Fenerbahces

Mbrojtësi i njohur italian, Leonardo Bonucci është nisur drejt Stambollit të Turqisë.

Bonucci pritet të prezantohet te skuadra nga Superliga e Turqisë, Fenerbahce pas një aventure të dështuar në Bundesliga me Union Berlinin, shkruan Indeksonline

36-vjeçari pritet t’i bashkohet Fenerit, skuadër kjo që po lufton për titullin kampion gjatë këtij sezoni 2023/24.

Gjatë këtij sezoni në Bundesliga, Bonucci zhvilloi shtatë ndeshje dhe arriti të shënonte një gol.

Kampioni europian me Italinë, gjatë karrierës së tij luajti me fanellën e Juventusit, Milanit, Barin dhe Genoan./Indeksonline/