Bonucci nuk luan kundër Tottenhamit, “rezervon” biletën për Torino
Leonardo Bonucci nuk do të zbresë në fushë në ndeshjen që Milan do të zhvillojë ndaj Tottenham, e vlefshme për International Champions Cup, që do të zhvillohet në Minneapolis, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në program për orën 02:30 të mëngjesit të së mërkurës.
Mbrojtësi ka kontaktuar me menaxherin e tij, dhe meqenëse transferimi i tij te Juventus është vetëm çështje kohe, është vendosur në kompromis me klubin kuqezi, që Bonucci të mos luajë kundër ekipit anglez.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, janë të gjitha gjasat që mbrojtësi të marrë fluturimin e parë për të udhëtuar drejt ish-skuadrës së tij, Juventus, me të cilën pret me padurim të ribashkohet.